Vrau 10-vjeçarin shqiptar me thikë, e moshuara zviceriane para gjykatës: Ajo që bëra nuk ka falje

Ditën e djeshme (10 gusht), është zhvilluar procesi gjyqësor ndaj zvicerianes 76-vjeçare, e cila më 21 mars të vitit 2019 vrau me thikë 10 vjeçarin nga Kosova.

Në fillim të procesit, e akuzuara 76-vjeçarja Alice F., nuk i ka kërkuar falje prindërve të Iliasit, pasi ka thënë se për atë që ka bërë nuk ka të falur.

“Unë nuk i kërkoj falje prindërve, pasi nuk ka falje për këtë. Nuk i kërkoj falje këtyre njerëzve. Por mund të them se më vjen keq”, ka thënë Alice.

Ajo tha gjithashtu se nuk e kishte planifikuar sulmin, shkruan gazeta Blick.

Por, avokati i prindërve të 10 vjeçarit, deklaroi gjatë seancës gjyqësore se e moshuara gjithmonë kishte thikën me vete në mënyrë që të mund të godiste në çdo kohë dhe se e goditi fëmijën me thikë në qafë nga prapa pa hezituar. Sipas tij, ajo nuk tregoi keqardhje dhe Kur arritën punonjësit e shpëtimit, 10-vjeçari kishte vdekur.

Prindërit kanë qarë në fillim të seancës.

Alice F. ka treguar se ajo nuk e kishte planifikuar sulmin. Pala mbrojtëse ka dal me argumente se e akuzuar vuan nga probleme psiqike.

Ditën e sotme pritet të jepet vendimi për 76-vjeçaren.