Vritet më armë zjarri një person

Është vrarë një person në Shkodër. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes,ndërkohë ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, në lagjen Dobraç të Shkodrës, ndërkohë që afër zonës është gjetur një makinë e djegur.