Will Smith tregon se ka shtuar disa kilogramë

Aktori i popullarizuar amerikan, Will Smith, duket se ka bërë një ndryshim në pamje.

Siç njofton me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram, ai ka theksuar se nuk ka qenë kurrë në një gjendje të tillë pasi ka fituar disa kilogramë.

Megjithëse ylli i “Men in Black” është mësuar të fitojë e të humbasë peshë për rolet e tij, në këtë imazh ai ka zbuluar barkun në të vërtetë se si është.

“Do të bëhem i sinqertë me të gjithë ju – jam në formën më të keqe të jetës time”, ka shkruar ai.