Xhensila me tatuazh unik kushtuar personit më të shtrenjtë të saj

Xhensila ka realizuar tatuazh për Ajkën.

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka vendosur që t’i dedikojë një tatuazh vajzës së saj, Ajkës, shkruan lajmi.net.

Në gishtat tregues të dy duarve, artistja ka ndarë shkronjat e emrit të vajzës, që në plotësi përbën emrin Ajka.

Xhensila ia shtoi edhe një psalm të Biblës këtij postimi, i cili ka të bëjë me fëmijët.

“Lutja ime…🙏

Të gjithë fëmijët tuaj do të mësohen nga Zoti, e madhe do të jetë paqja e tyre -Isaiah 54:13″, shkruan ajo.

Kujrtojmë se Xhensila së fundi është komentuar shumë për ndryshimin drastik në pamje, duke rënë shumë në peshë. /Lajmi.net/

View this post on Instagram

I love Albania 🇦🇱

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on