Xhesika Ndoja: Nuk jam tolerante ndaj gabimeve…

Tashmë një emër mjaft i njohur i ekranit dhe skenës, pas Xhesika Ndoja ngrihet pluhur për gjitha ato që bën, fotosesione e projekte të bukura. Ndonëse Pandemia ka mbyllur dhe pezulluar shumë projekte për gjithë skenën edhe për Xhesikën ka ndodh e njejta. Ajo vjen në një intervistë për InfraRed të gazetës KOHA tashmë që ka nisur të nxehet koha duke treguar shumë gjëra mbi veten e saj.

Çfarë është lumturia absolute për ju?

Lumturia për mua është shëndeti pasi nëse kemi shëndetin pjesa tjetër është lumturi që arrihet me punë dhe vullnet.

Çfarë ju bën të zgjoheni në mëngjes?

Në mëngjes më bën të zgjohem më e madhja arsye, vajza ime Alessia.

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?

Hera e fundit që kam qeshur me shpirt ka qenë pikërisht mbrëmë të qeshësh me lot dmth sërisht vajza ime më ka bërë të qesh.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?

Korrektësia dhe për këtë vuaj shumë me njerëz që s’janë korrekt.

Defekti juaj kryesor?

Defekti im kryesore është se jam shumë nevrike, por me vend gjithmon kur me detyrojnë shpërthej.

Ndaj cilave gabime jeni më tolerante?

Tek asnjëri gabim nuk jam tolerante vetëm nëse përballë kam një fëmijë që s’din të llogjikojë për ato që flet apo atë që vepron ose tek një i moshuar që duhet vërtetë t’i falë për hirë të moshës.

Udhëtimi juaj i preferuar?

Udhëtimi im i preferuar në këtë gjendje krize që jemi tani mjafton të dal jashtë (qesh), kam udhëtuar pothuajse në shumë vende dhe s’di të ndajë asnjë pasi secili vend ka bukurinë e vet.

Shkrimtarët tuaj më të dashur?

Shkrimtarët më të mirë për mua janë Ismail Kadare, Gjergj Fishta, Fan Noli.

Cilin virtyt vlerësoni më shumë te një mashkull?

Tek një mashkull vlerësoj burrërinë të jetë burrë me plot gojën në secilën pikëpamje pasi jam femër vet dhe kam më shumë burrëri se sa 60% të meshkujve që mendojnë se janë të tillë sot.

Kënga që fërshëlleni kur bëni dush?

Kur bëj dush nuk fishkëllej thjeshtë lahem dhe imagjinoj (qesh).

Ngjyra juaj e preferuar?

Ngjyra ime e preferuar e zeza në dimër e bardha në verë.

Kë konsideroni si suksesin tuaj më të madh?

Suksesin tim me të madh konsideroj secilën punë time që kam arritur, për mua më mjafton që të gjitha i kam arritur vet.

Pija juaj e preferuar?

Pija ime e preferuar s’kam s’jam e dhënë pas alkolit pas lëngjeve vetëm ujit ose ndonje pije me gaz me raste.

Çfarë është ajo për të cilën pendoheni më shumë?

Gjëja që pendohem më shumë është pasi jam tip që fal dashuri shumë edhe tek njerëzit që se meritojnë apo që s’dinë dmth të falësh pozitivitet, por sërisht them që pikërisht këto lloj njerëzish kanë nevojë për një psikologe si unë (qesh).

Çfarë urreni më shumë në këtë botë?

Urrejtja më e madhe në këtë botë për momentin është ky virusi që na ka mbyll.

Frika juaj më e madhe?

Frika ime më e madhe është vetmia dhe të largohem larg njerëzve të mi.

Si do të dëshironit të vdisnit?

Si do dëshiroj të vdes (qesh), interesante kjo pyetje se kam menduar akoma se si dua të vdes.

Po të ndodhte të takonit Zotin, çfarë do t’i thoshit?

Zotit do t’i thoja qe faleminderit për gjitha që ke qenë pranë meje dhe do i thoja që të ishin të gjithë të barabartë në këtë jetë.