Zaev: Duhet zgjedhje sa më shpejtë në mënyrë që të përgatitemi për valën e re e koronavirusit

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, nëpërmjet një video në profil e tij në Facebook, thekson se vendit i duhen zgjedhje në afat sa më të shkurt në mënyrë që vala e re e koronavirusit ta gjej vendin të përgatitur.

“Qytetarët dhe shteti kanë nevojë për institucione me legjitimitet të plotë për të krijuar kushte për normalitetin e ri, me kapacitet të plotë të mbrojmë shëndetin e qytetarëve dhe të rinisim ekonominë e Maqedonisë”, tha Zaev mes tjerash në videon e publikuar.