Zaev: Fillojmë bisedimet për anëtarësim në BE

Është sjellë vendim! Maqedonia Veriore fillon negociatat e bisedimit me Bashkimin Europian. Një vendim historik në këto periudhë të vështirë për popullin tonë.

Nuk ka më pengesa apo kushte. Komisioni Europian do të bëj përgatitjet dhe konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Urime qytetarë, pasi kemi arritur të dalim në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së, së bashku do të sfidojmë edhe virusin që po ‘sulmon’ botën!