Zaev: Ka para për projekte, problemi është te dokumentacioni

Dokumentacioni është problem shumë më i madh se paraja, thotë kryeministri Zoran Zaev emisionin e sotëm “200” në Alsat. I pyetur pse disa nga projektet e premtuara para qytetarëve nuk janë realizuar ende, Zaevi tha:

“Projektet komunale, si kompetencë e vetëqeverisjes lokale, të cilat paguhen nga paratë tona, nga qytetarët … para ka, problemi është nëse ka projekte të gatshme. A ka përfunduar dokumentacioni. Këtu do të shfaqet hallka më e dobët,”.