Zaharieva: Prej 15 qershorit pres lëvizje normale në BE dhe vendet fqinje

Kam shpresë dhe pres, në koordinim, në përputhje me specifikat e secilit shtet, prej 15 qershorit të kthehet lëvizja normale në kuadër të Bashkimit Evropian dhe me vendet fqinje të cilat kanë rrezik të ngjashëm epidemiologjik, deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva për BGNES.

“Kjo është shumë e rëndësishme. Përfundimisht, nuk kemi qëllim të kthehemi në situatën prej para të dhënave pozitive për uljen e numrit të të infektuarve”, tha Zaharieva duke u përgjigjur në pyetjen se a pritet heqje e karantinës për turistët bullgarë të cilët udhëtojnë në Turqi, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri, siç ndodhi për katër shtete të tjera të Ballkanit.

Sipas saj, madje edhe po të lehtësohet lëvizja, e gjithë kjo do të zhvillohet sipas distancës fizike, kërkesat në aeroplanët, hotelet dhe të gjithë kërkesat që secili vend do t’i përcaktojë për gati gjithë verën.

Ajo përkujtoi se Ministria e Punëve të Jashtme iu rekomandon qytetarëve bullgarë që të udhëtojnë vetëm për raste urgjente.

“Evropa tashmë nuk është në qendër të krizës, siç ishte para rreth tri javëve. Tani ka kontinente të cilat janë më rëndë të goditura. Nuk është rastësi që Komisioni Evropian dha rekomandime për vendet anëtare për lehtësim gradual të masave të cilat i ndërmori secili vend. Një nga qëllimet është që të kthehet tregu i lirë e përbashkët – një nga arritjet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian, por kjo duhet të bëhet me përgjegjësi dhe me rrezik të vlerësuar”, tha Zaharieva.

Ajo shtoi se me iniciativë të kryeministrit bullgar kishin filluar bisedime Greqia, Rumania dhe Serbia, të cilat janë me rrezik të ngjashëm epidemiologjik.

“Me kujdes i ndjekim proceset. Ne jemi gjithashtu në kontakt me republikën e Maqedonisë së Veriut, për nëpunësit kufitarë”, tha Zaharieva.