Zaimina me poza mahnitëse në bikini

Zaimina Vasjari është një prej femrave më seksi të estradës dhe këtë epitet vazhdon ta mbajë me plot meritë.

Këngëtarja kujdeset që linjat trupore t’i ketë në formën më të mirë të mundshme dhe rezultatet i tregon përmes fotografive që i poston në rrjete sociale.

Në imazhin e fundit, ajo u fotografua në jaht, ku shfaqet e veshur me një palë bikini njëpjesëshe, të cilat ia theksojnë fizikun perfekt.

Zaimina para pak ditësh ka dhënë lajmin e gëzueshëm për fansat, duke konfirmuar se ka nisur përgatitjet për një këngë të re, e cila e rikthen në skenë pas shumë vitesh.

https://www.instagram.com/zaimina_vasjari/?utm_source=ig_embed