Zv.kryeministri i parë Grubi pranon uratat e para nga Shqipëria zyrtare

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe
Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi e realizoi sot takimin e
parë me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vendin tonë z.Fatos
Reka.

Ambasadori Reka, në emër të Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës
së Shqipërisë, i uroi z.Grubi formimin e Qeverisë dhe emërimin e tij në
detyrën e re, duke i uruar suksese në punë.

Me tej ai shtoi se dy vendet tona tradicionalisht kanë marrëdhënie të
mira dhe se ky bashkëpunimin i mirë do të thellohet edhe më shumë në të
ardhmen.

Republika e Shqipërisë dhe Republika e Maqedonisë së Veriut si vende
anëtare të NATO-s do të bashkëpunojnë në realizimin e projekteve të
përbashkëta në sfera të ndryshme, si dhe bashkëpunim në zbatimin e
reformave të nevojshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku synojmë
të dy vendet.

Nga ana e tij,zëvendëskryeministri i parë Grubi falënderoi për urimin
dhe mbështetjen që vjen nga Tirana zyrtare dhe njëkohësisht shprehu
gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit.

Zëvendëskryeministri Grubi dhe ambasadori Reka diskutuan edhe për
organizimin e mbledhjes së dytë të përbashkët në mes dy Qeverive, të
Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Repubikës së Shqipërisë.