Zv.ministri Zhernovski: Rekomandimi i pakushtëzuar jep nxitje se shpejt do bëhemi anëtare e BE-së

Legjislacioni vendas është 50 për qind i harmonizuar me atë evropian, ndërsa rekomandimi i pakushtëzuar vetëm na jep nxitje që sapo të hapen negociatat me Bashkimin Evropian, Maqedonia e Veriut shumë shpejt të bëhet anëtare e plotfuqishme. Ky është qëndrimi i Andrej Zhernovskit, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, i cili sot në “Utrinski TV” në “Sllobodna TV” foli për sfidat e vendit në vigjilje të video-konferencës së parë të ministrave të jashtëm të vendeve të Unionit (GAK) në kushte të izolimit për shkak të sëmundjes Kovid-19.

“Duhet të presim që të përfundojë e gjithë procedura. Sot do të prononcohen ministrat e jashtëm, por pas 11 rekomandimeve jemi më  afër që të marrim datë. Sot duhet të presim që të harmonizohet teksti. Është çështje ditësh kur do të jemi anëtarë të NATO-s. Megjithatë, kjo konferencë sot ka natyrë informale, por ky është konfirmim dhe valorizim i asaj që është bërë. CV-ja jonë është aq e fuqishme sa nuk mund të shmanget. Pres që KE-ja të krijojë një kornizë për fillimin e negociatave dhe të fillojmë të punojmë në kapitujt që do të hapen”, deklaroi Zhernovski.

Sipas tij, duhet të theksohet se Maqedonia e Veriut merr rekomandim të pakushtëzuar, ndërsa siç thotë Zhernovski, miratimi i Ligjit për Prokurori Publike, edhe pse nuk ishte kusht, e përforcoi portofolion maqedonase.

Zhernovski decid se legjislativa vendore është mbi 50 për qind e harmonizuar me atë evropiane.

“Do të shohim se si do të punohet në fusha të ndryshme, por kemi kaluar një pjesë serioze të harmonizimit me legjislacionin evropian. Ne tashmë do t’i arrijmë madje edhe do t’i kalojmë fqinjët. Ky ishte një mesazh i qartë nga Brukseli. Ne nuk humbëm kohë. Po sillemi në mënyrë evropiane dhe pohoj se në këtë moment po sillemi në mënyrë më  evropianë sesa disa vende-anëtare, theksoi ai.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme konsideron gjithashtu se metodologjia e imponuar nga Franca është “vin-vin” situatë edhe për BE-në, e cila e kthen kredibilitetin, por edhe për Ballkanin Perëndimor, ndërsa përmendi se Marrëveshja e Prespës dhe marrëveshja me Bullgarinë kanë treguar se nacionalizmi nuk çon askund kur është në pyetje zgjidhja e mosmarrëveshjeve bilaterale.