ZYRTARE: Mkhitaryan mbetet te Roma edhe në sezonin e ri

Henrikh Mkhitaryan do të vazhdojë të mbetet te Roma. Skuadra italiane ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje që mesfushori nga Armenia të mbetet në Romë.

Mkhitaryan do të vesh fanellën e Romës edhe në sezonin 2020/2021.

“Jam shumë i kënaqur”, ka deklaruar Mkhitaryan.

“Jam i lumtur që zgjas qëndrimin tim këtu, sepse ende kam gjëra që nuk i kam arritur dhe dua që t’i arrij”.

“Unë jam duke shikuar përpara për t’i arritur ato”.

Mkhitaryan ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar katër herë në 19 paraqitje.