Kryeministri Hristijan Mickoski përsëriti se janë të gatshëm të pranojnë gjithçka që opozita kërkon vetëm që të lejojnë diasporën të votojnë në zgjedhje. Qëllimi i Qeverisë është që të rikthejë mërgatën përsëri në shtëpi por kjo nuk do të ishte e mundur nëse atyre u pamundësohet votimi në zgjedhje, tha Mickoski.
LSDM dhe E Majta nuk duan të lejojnë që diaspora të votojë në vëllim më të madh. Këtë duhet patjetër ta dijë opinioni dhe diaspora. Lamë hapësirë që kjo të vlejë nga zgjedhjet presidenciale 2029, ata dolën publikisht dhe thonë se VMRO-DPMNE dëshiron të na i vjedhë zgjedhjet. Që do të thotë se ata paraprakisht nga sot e pranojnë se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të jenë para vitit 2029 do të përjetojnë debakël politik.
