Erling Haaland realizoi dy golat e fitores së Norvegjisë ndaj Brazilit, por një rol vendimtar pati portieri Orjan Nyland në suksesin 2-1 në fazën e 1/8-ave të Kupës së Botës.
Gardiani 35-vjeçar priti penalltinë e Bruno Guimaraes dhe më pas ndaloi disa raste të rrezikshme të Vinicius Junior dhe Endrick. Nyland përfitoi edhe nga vendimi i FIFA-s për të mos lejuar Nikita Haikin të përfaqësonte Norvegjinë, duke mbetur zgjedhja e parë në portë.
Haikin kishte marrë pasaportën norvegjeze më herët gjatë vitit, por kërkesa e tij u refuzua për shkak të rregullave të rezidencës dhe paraqitjeve të mëparshme me Rusinë U21. Pas ndeshjes, Nyland e cilësoi përballjen me Brazilin si ndeshjen më të rëndësishme të karrierës së tij.
Ai falënderoi familjen për mbështetjen gjatë viteve të vështira të karrierës. Portieri, i cili aktualisht është pa skuadër pas largimit nga Sevilla, shpreson të vazhdojë karrierën dhe paraqitja në Botëror mund t’i hapë mundësi të reja.
