Kualifikimi i Argjentinës në çerekfinalen e Kampionatit Botëror 2026 pas fitores dramatike 3:2 ndaj Egjiptit ka ndezur debate të shumta, ku ndër zërat më kritikë dhe më të zhurmshëm ka qenë ai i Jose Mourinhos.
Strategu portugez, i cili e analizoi ndeshjen në rolin e komentatorit ekspert, ka goditur ashpër ndarjen e drejtësisë dhe përdorimin e teknologjisë VAR, duke vlerësuar se vendimet ishin të pasuorura dhe se nuk u përdor i njëjti kriter për të dyja kombëtaret.
Mourinho u ndal veçanërisht te goli i anuluar i Egjiptit, duke thënë se nëse arbitri mendonte se kishte pasur faull, loja duhej të ndërpritej menjëherë dhe jo të lejohej që aksioni të përfundonte me gol përpara se të ndërhynte VAR-i.
“Kjo është një grabitje në mes të ditës. Është turp në çfarë po kthehet futbolli. Si mund të lejosh që aksioni të vazhdojë, të lejosh të shënohet gol, dhe vetëm atëherë të vendosësh të kthehesh pas dhe ta anulosh golin? Nëse ishte faull, ndërprite lojën menjëherë. Mos prit të shënohet goli,” deklaroi Jose Mourinho.
Sipas Mourinhos, teknologjia VAR duhet të garantojë trajtim të barabartë dhe drejtësi, e jo të krijojë dyshime të mëtejshme mbi vendimet e arbitrave.
