Erling Haaland ka reaguar pas eliminimit të Norvegjisë nga Kupa e Botës 2026, duke shprehur zhgënjim për humbjen 2-1 ndaj Anglisë pas vazhdimeve në çerekfinale dhe duke kritikuar disa vendime të gjyqtarëve që, sipas tij, ndikuan në rezultatin përfundimtar.
Sulmuesi norvegjez tha se skuadra e tij meritonte më shumë nga kjo përballje dhe se diferenca u bë nga detajet e vogla.
“Është shumë e vështirë ta përshkruaj atë që ndiej tani. Mendoj se meritonim më shumë. Ishim vetëm një hap larg eliminimit të Anglisë”, deklaroi Haaland.
Ai theksoi se Norvegjia duhet të jetë krenare për paraqitjen në turne, pavarësisht eliminimit.
“Ka një ndjenjë boshllëku, por njëkohësisht jemi krenarë që luajtëm një çerekfinale kundër Anglisë dhe i dhamë një betejë të fortë”, u shpreh ai.
Haaland u ndal edhe te episodet e diskutueshme të ndeshjes, duke thënë se vendimet në situatat 50-50 shkuan në favor të kundërshtarit.
“Këto janë momentet e vogla që vendosin fatin e ndeshjeve në Kupën e Botës. Kundër Brazilit patëm fatin në anën tonë, por sot vendimet shkuan kundër nesh. Kur përballesh me një ekip si Anglia, kjo e vështirëson gjithçka”, tha sulmuesi.
Ai iu referua edhe golit të anuluar të Norvegjisë, i cili u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it për një faull të tij ndaj Elliot Anderson gjatë një goditjeje nga këndi.
