Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se nisma “Ballkani i Hapur” u konsiderua si “një ide e tmerrshme” vetëm për një arsye – se ajo u mbështet nga ai dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
“Ishte një ide e tmerrshme vetëm për një arsye – se unë dhe Vuçiç ishim pas saj. Nëse do të hiqnim emrat tanë dhe do t’i zëvendësonim me, të themi, pesë të tjerë, do të konsiderohej një ide e shkëlqyer. Kështu funksionon gjithçka në Ballkan”, tha Rama për Euronews Serbia.
Duke komentuar bashkëpunimin e tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, Rama tha se Vuçiç “është gjithmonë një partner i vështirë”.
Kryeministri shqiptar vlerësoi gjithashtu transformimin e Malit të Zi.
“Merita është e denjMali i Zi ka qenë i jashtëzakonshëm në mënyrën se si është transformuar, nga një anije e lidhur me kontrabandën në një nëndetëse të verdhë që të gjithë e pëlqejnë. Ua heq kapelen; e respektoj këtë. Ata kanë bërë përparim të jashtëzakonshëm, por vetëm kjo nuk mjafton”, tha Rama në intervistën, e cila do të transmetohet e plotë nesër.
Sipas Ramës, Evropa sot ka nevojë për Ballkanin Perëndimor po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për Evropën.
