Snežana Paunović, ministre në Qeverinë e Serbisë, paska deklaruar: «Po të kisha qenë në vendin e Miloševićit më 1998, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën».
Ministrja duhet ta dijë se ky ishte pikërisht plani i Slobodan Miloševićit. Më 1999, ai pothuajse e realizoi këtë plan, duke dëbuar rreth një milion shqiptarë nga Kosova.
CIA e kishte parashikuar këtë në një dokument sekret që mbanë datën 27 janar 1993, e që është deklasifikuar më 1 tetor 2013: «pa ndërhyrje masive ndërkombëtare, Beogradi do të nisë spastrimin etnik të Kosovës».
Për fat, ndërhyrja masive ndërkombëtare e ndali këtë plan.
*Status facebooku i marr nga profili i publicistit dhe analistit Shkëlzen Gashi
