Sabri Demiri, shqiptari nga Maqedonia e Veriut dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan për çështjet e Ballkanit, është takuar me Presidentin e SHBA-së Donald Trump dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Demiri, i cili prej më shumë se 30 vitesh bashkëpunon me Presidentin Erdoğan dhe që nga viti 2020 ushtron detyrën e Kryekëshilltarit të Presidentit dhe Përfaqësuesit Special për Ballkanin, vazhdon të jetë aktiv në takimet me personalitete të rëndësishme të diplomacisë ndërkombëtare.
I konsideruar si një nga emrat më të besuar të Presidentit Erdoğan për politikën e Ballkanit, Demiri njihet për njohjen e thellë të zhvillimeve dhe ekuilibrave në rajon. Takimi dhe fotografia e tij me Donald Trump dhe Edi Ramën shihet si një dëshmi e rolit të tij në diplomacinë rajonale dhe në forcimin e lidhjeve ndërmjet Turqisë dhe vendeve të Ballkanit.
