Brukseli pritet të mbyllë tri kapitujt për Shqipërinë dhe Konferenca Ndërqeveritare të mbahet më 14 korrik.
Në përgjigjen e Këshillit për gazetaren e A2CNN Fjorela Beleshi thuhet: “Diskutimet po vazhdojnë në Grupin e Punës COELA për këta tre kapituj dhe një raund tjetër takimesh është planifikuar për sot. Nëse gjithçka shkon sipas planit dhe arrihet një marrëveshje për Pozicionet e Përbashkëta të BE-së përkatëse, dosja do t’i kalojë COREPER-it nesër pasdite për miratim. Nëse kjo ndodh dhe COREPER-i miraton Pozicionet e Përbashkëta të BE-së (siç pritet), atëherë do të jemi në gjendje të konfirmojmë zyrtarisht Konferencën Ndërqeveritare (IGC) për të martën e ardhshme (me shumë gjasa së bashku me Malin e Zi, Ukrainën dhe Moldavinë, njëra pas tjetrës në të njëjtën ditë me mbledhjen e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme)”.
(A2 Televizion)
