16
Këngëtarja Shyhrete Behluli ka treguar ndër vite se në hapat e parë të karrierës artistike ka pasur mbështetjen e familjes së saj.
Përveç babait, një rol të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt muzikës kishte edhe gjyshja.
Në një periudhë kur rrethanat ishin krejt ndryshe, ajo e inkurajoi Shyhreten që të mos hiqte dorë nga kënga, shkruan “Kosovarja”.
Kjo mbështetje familjare konsiderohet si një nga shtysat që e ndihmoi këngëtaren të vazhdonte rrugën e saj në muzikë dhe të ndërtonte karrierën që gëzon edhe sot.

