Kuvendi sot ka mbajtur seancën e tretë për rishikimin në Komisionin për financa dhe buxhet. Ndaj propozimit të Qeverisë, opozita ka propozuar rreth 230 amendamente të cilat sipas tyre kanë për qëllim konkretizimin e investimeve kapitale dhe daljen nga kriza ekonomike. BDI, LSDM dhe E Majta nuk pajtohen me propozimin e Qeverisë pasi sipas tyre, organi ekzekutiv me rishikimin parashikon vetëm makijazhin e krizës ekonomike dhe borxhit publik në të cilin është përfshirë vendi. Seanca për rishikimin zgjat 10 ditë ndërsa më pas propozimi dorëzohet në seancë plenare. Votimi i tij pritet të bëhet në gjysmën e dytë të muajit korrik, para se ligjvënësi të shkon në pushim vjetor.
