Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Siria nuk duhet të lejojë që shpërthimet të destabilizojnë vendin, teksa premtoi mbështetje nga forcat speciale franceze në luftën kundër terrorizmit.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Damask me Presidentin sirian Ahmed al-Sharaa, Macron theksoi rëndësinë e vendosjes së sundimit të ligjit pas rënies së diktaturës së Bashar al-Assad.
“Është e nevojshme që diktaturës t’i pasojë një sundim i vërtetë i ligjit. Kjo do të mundësojë ndërtimin e një Sirie të re dhe prosperitetin e saj”, ka theksuar Macron.
Macron foli edhe për shpërthimet që plagosën 18 persona gjatë vizitës së tij historike në Damask.
“Duhet të mos lejojmë të destabilizohemi,” tha ai bashkë me Presidentin sirian Ahmed al-Sharaa. Ndërkohë, Sharaa e falënderoi Macronin për “guximin” që vazhdoi vizitën pas sulmeve.
Bashkëpunim ushtarak dhe luftë kundër ISISPresidenti francez njoftoi se Franca po ridimensionon bashkëpunimin e saj të sigurisë dhe ushtarak me Sirinë.
“Franca mbetet e angazhuar në luftën kundër terrorizmit në rajon. Prandaj jemi gati, brenda një kuadri që po e ridifinojmë aktualisht, të ofrojmë mbështetje nëpërmjet forcave tona speciale në luftën kundër terrorizmit dhe grupeve terroriste,” tha Macron.
Ai shtoi se Parisi është i gatshëm të shikojë partneritete për pajisjen dhe diversifikimin e forcave të armatosura siriane.
