Që nga 1 korriku, tre ilaçe antikoagulantë do t’i shtohen listës pozitive të barnave. Bëhet fjalë për ilaçet kundër mpiksjes së gjakut Enoksaparin, Nadroparin dhe Rivaroksabani, dhe këto ilaçe do të jenë të qasshme nëpër barnatoret e vendit. Sipas Sasho Klekovskit, përfshirja e këtyre ilaçeve në listën pozitive do të ulë ndjeshëm shpenzimet qytetarëve dhe do t’ua lehtësojë qasjen në terapinë antikoagulante me recetë.
