Sytë e botës së futbollit do të jenë sonte të kthyer nga stadiumi në Inglewood të Kalifornisë, ku nga ora 21:00 zhvillohet çerekfinalja e dytë e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Belgjikës. Dy kombëtare me histori të pasur dhe me shumë yje në përbërje do të luftojnë për një vend në gjysmëfinale, aty ku tashmë i pret Franca.
Spanja vjen në këtë sfidë si një nga skuadrat më bindëse të turneut, me një mbrojtje shumë solide dhe paraqitje të qëndrueshme gjatë gjithë rrugëtimit në Botëror. Në anën tjetër, Belgjika ka treguar karakter të madh në fazën me eliminim direkt, duke eliminuar Shtetet e Bashkuara dhe duke dëshmuar se mbetet një kundërshtar shumë i rrezikshëm, sidomos me përvojën e lojtarëve të saj kryesorë.
Fituesi i këtij dueli do të sigurojë një vend në gjysmëfinale, ku do të përballet me Francën në luftën për një biletë drejt finales së madhe të Kupës së Botës.
Në çerekfinalen e parë, e zhvilluar të enjten mbrëma, Franca mposhti Marokun me rezultat 2:0, duke u bërë skuadra e parë që siguroi kualifikimin në gjysmëfinalet e Botërorit 2026.
