Goma automjetesh, pajisje shtëpiake dhe një divan, të cilin dikush e ka zëvendësuar me një të ri, kanë përfunduar në trotuar, duke penguar lëvizjen e qytetarëve.
“Përderisa kontejnerët janë të zbrazur, kjo është deponia që është krijuar pranë tyre në Komunë të Çairit ndërsa si kjo pamje thuajse ka afër cdo kontejneri në këtë komunë.”tha; Avni Tahiri, Gazetar.
Qytetarët të cilët jetojnë pranë këtyre deponive të krijuara kërkojnë ndihmë institucionale që të largohen sa më shpejtë që është e mundur pasi siç thonë po ua vështirësojnë jetën e përditshme dhe po paraqesin rrezik për shëndetin.
”Kur erdhi kryetari tha që do e pastroje, bëri një aksion por tani përsëri shkon me të vjetrën. Edhe qytetarët kanë përgjegjësinë e tyre por edhe këto duhet të jenë më aktiv pasi thuan se nuk kanë kamionë por edhe qytetarët duhet të hedhin kohë pas kohë dhe duhet të ketë orar kur të hidhet.”tha një qytetar.
”Dje i morën dhe nuk shkon java përsëri bëhet, papërgjegjësi e madhe e qytetarëve. Duhet të ketë kontrolle e sidomos në mbrëmje, le t’ia djegin ndonjërit një 500-she e tjerët marrin vesh pastaj.”tha një qytetar.
Situata me hedhjet inerte afër kontejnerit nuk është vetem në Cair, vetëm gjatë mbrëmjes se djeshme kontrollet inspektuese të Qytetit të Shkupit, kanë kapur qytetarë të pandërgjegjshëm të cilët në mënyrë ilegale kanë hedhur mbeturina ndërtimore dhe mbetje tjera, në dy lokacione në Aerodrom dhe një në komunën Qendër.
“Sonte, në tri lokacione në Shkup – dy në Aerodrom dhe një në zonën qendrore të qytetit, në rrugën “Ruzveltova”, janë kapur persona duke hedhur në mënyrë ilegale mbeturina ndërtimore dhe mbetje, duke rrezikuar drejtpërdrejt mjedisin jetësor, shëndetin e qytetarëve dhe pamjen e qytetit tonë.”tha; Orce Gjorgjievski, Kryetari i Qytetit të Shkupit.
Gjorgjievski njoftoi se autorët janë gjetur dhe evidentuar, pas së cilës u është urdhëruar që menjëherë ta largojnë mbeturinën nga të tre lokacionet. Gjithashtu, gjatë ditës së sotme ata duhet të paraqiten në Qytetin e Shkupit, ku do t’u shqiptohet gjobë në para.
Nga Qyteti i Shkupit thonë se kontrollet e ngjashme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe se do të ndërmerren edhe masa ndëshkuese ndaj personave të pandërgjegjshëm./Alsat.mk
