Close Menu
My BlogMy Blog
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
What's Hot

Fjeti në një sauna gjatë një udhëtimi pune, inxhinierja shkarkohet nga puna por më pas ndodh e papritura!

Përdorte fëmijë duke i dhunuar për të vjedhur turistët në Paris, e pëson keq 48-vjeçari!

Fitoi jackpot 223 milionë euro, ish-gruaja i bëhet ‘makth’/Ja se çfarë i kërkon!

Facebook X (Twitter) Instagram
My BlogMy Blog
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
My BlogMy Blog
SHQIPËRI

“Keni dëgjuar për Revolucionin e Flamingove?”/ Rama flet në OKB për protestën në Tiranë!

adminBy adminSeptember 26, 2026No Comments4 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest Telegram LinkedIn Tumblr Email Copy Link
Follow Us
Google News Flipboard
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York, u ndal te ndikimi i Inteligjencës Artificiale dhe i platformave digjitale në shoqëri dhe demokraci.

Rama solli si shembull atë që e cilësoi si “Revolucioni Flamingo”, duke argumentuar se përmes narrativave të fabrikuara dhe shpërndarjes së personalizuar, dezinformimi mund të ndikojë te perceptimet dhe reagimet e qytetarëve.

Sipas tij, sfida e re për demokracitë nuk lidhet vetëm me censurën, por edhe me “armatimin e fuqisë së shtrirjes”, ndërsa theksoi nevojën për transparencë mbi origjinën, financimin dhe mënyrën e amplifikimit të përmbajtjeve në internet.

“Jam i sigurt se e keni ndjekur ose të paktën e njihni të ashtuquajturin “Revolucioni Flamingo”.

Një narrativë e fabrikuar për një pushtim izraelit të bregdetit shqiptar, një pushtim që nuk ndodhi kurrë, u krijua, u personalizua dhe u shpërnda përmes zërave, faqeve dhe kanaleve që qytetarët i besonin tashmë.

Një qytetar mori një histori për tradhti kombëtare. Një tjetër mori një histori për provokim fetar. Një tjetër mori një teori konspirative për pushtim të huaj.

Publikime të ndryshme hynë në botë të ndryshme emocionale, të gjitha duke i shërbyer së njëjtës gënjeshtër strategjike.

Pasojat ishin reale. Qytetarët kishin arsyet e tyre për të protestuar, mos më keqkuptoni. Por papritur ata nisën të protestonin edhe kundër një armiku fantazmë. Frika u shndërrua në zemërim. Zemërimi u shndërrua në mobilizim dhe fabrikimi u shndërrua në realitet politik. Dhe kjo nuk është dhe nuk ishte një eksperiment laboratorik. Nuk po ju flas për një film fantastiko-shkencor.

Ishte një e martë në Tiranë, kryeqytetin tonë. Algoritmi nuk e shpiku objektivin. E bëri një aktor njerëzor. Algoritmi nuk zhvilloi urrejtje. Ai zbuloi se si të aktivizonte urrejtjen tonë. Ky është mashtrimi sistematik si shërbim.

Ndërhyrja në zgjedhje nuk kërkon më një televizion të vetëm apo një pjesë propagande që përsëritet për një popullsi të tërë. Tani mund të funksionojë në nivelin e çdo votuesi të vetëm. Dy fqinj mund të qëndrojnë në të njëjtën rrugë, të votojnë në të njëjtat zgjedhje dhe të jetojnë në realitete krejtësisht të ndryshme, secili prej tyre të krijuar posaçërisht për të. Kur kjo ndodh, demokracia nuk humbet thjesht një debat apo një raund zgjedhor.

Ajo humbet terrenin e përbashkët mbi të cilin debati është i mundur dhe humbet edhe mundësinë për ta zhvilluar atë. Sovraniteti nuk gërryhet më vetëm në kufi. Ai gërryhet në “feed”-in tonë. Në shekullin XX, sovraniteti nënkuptonte kontrollin mbi tokën, ujërat territoriale dhe hapësirën ajrore kombëtare.

Sot, në Evropë, po vrapojmë si të çmendur për të shtuar gjithnjë e më shumë para që nuk i kemi, për të mbrojtur tokën tonë dhe qiellin tonë nga një luftë e mundshme në të ardhmen.

Por disi po harrojmë se, në shekullin në të cilin jetojmë, sovraniteti duhet të nënkuptojë gjithashtu aftësinë e një shoqërie të lirë për të mbrojtur kushtet në të cilat qytetarët e saj formojnë gjykimet e tyre.

Pa këtë aftësi, sovraniteti mbi tokën dhe mbi qiellin bëhet thjesht një iluzion. Dhe pastaj vjen shtresa e tretë: shtrirja. Për shekuj me radhë, kërcënimi i madh ndaj lirisë së fjalës ishte censura. Sot, liria e fjalës kërcënohet nga armatosja e fuqisë së shtrirjes. Fjala është e drejta për të shprehur një ide. Shtrirja është fuqia për ta vendosur atë ide përpara miliona njerëzve.

Fjala u përket qenieve njerëzore. Shtrirja mund të blihet, automatizohet, manipulohet dhe t’u caktohet në mënyrë të fshehtë nga platformat, korporatat, rrjetet kriminale dhe shtetet e huaja. E drejta për të folur është universale, por nuk ekziston një e drejtë universale për shtrirje anonime, të pakufizuar dhe të amplifikuar artificialisht.

Kur një gënjeshtër mund të shumëzohet një miliard herë, e vërteta nuk ka më nevojë të censurohet, sepse thjesht varroset. Qytetari mbetet formalisht i lirë të flasë, por flet në mes të një stuhie që asnjë zë njerëzor nuk mund ta rivalizojë. Prandaj, liria e fjalës mund të mposhtet pa ndaluar asnjë libër, pa burgosur asnjë gazetar dhe pa fshirë asnjë postim.

Përgjigjja ndaj fjalës së keqe mbetet më shumë fjalë, por përgjigjja ndaj amplifikimit industrial dhe të fshehtë duhet të vijë, dhe duhet të vijë sa më shpejt, përpara se të jetë tepër vonë. Dhe ajo quhet ekspozim.

Kush e krijoi mesazhin? Kush pagoi për të? A u shpërnda nga njerëz apo nga makina? Pse u shënjestrua ky qytetar? A ishte reagimi i dukshëm publik autentik, i koordinuar apo i drejtuar nga një aktor i huaj?”, tha ai.

 

 

Follow on Google News Follow on Flipboard
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email Copy Link
Previous Article“Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e vet modeste”/ Rama në OKB: Inteligjenca Artificiale nuk do të vendosë nëse ky shekull i përket lirisë apo manipulimit, do ta vendosim ne!
Next Article “‘Ripërtëritja’ e PD është jetike për vendin”, Berisha nga Elbasani: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë, kërkon ndërhyrje!
admin
  • Website

Related Posts

Rama në Këshillin Europian të Korporatave: Paqja, kusht për zhvillimin ekonomik!

September 26, 2026

“‘Ripërtëritja’ e PD është jetike për vendin”, Berisha nga Elbasani: Shqipëria ngjan me një të sëmurë në urgjencë, kërkon ndërhyrje!

September 26, 2026

“Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e vet modeste”/ Rama në OKB: Inteligjenca Artificiale nuk do të vendosë nëse ky shekull i përket lirisë apo manipulimit, do ta vendosim ne!

September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

Latest Posts

Fjeti në një sauna gjatë një udhëtimi pune, inxhinierja shkarkohet nga puna por më pas ndodh e papritura!

Përdorte fëmijë duke i dhunuar për të vjedhur turistët në Paris, e pëson keq 48-vjeçari!

Fitoi jackpot 223 milionë euro, ish-gruaja i bëhet ‘makth’/Ja se çfarë i kërkon!

A mund të bëhet Bjellorusia furnizuese kryesore e SHBA-ve me potas?

Trending Posts
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.