Author: admin
Ekzekutivja e shkarkuar nga një kompani e inteligjencës artificiale pasi fjeti në një sauna gjatë një udhëtimi pune ku kishte konsumuar alkool, mund të përfitojë një dëmshpërblim rekord prej 76 milionë paundësh. Shannon Burns, inxhiniere e lartë në fushën e teknologjisë, fitoi një çështje për diskriminim për shkak të aftësisë së kufizuar kundër kompanisë Gitpod, e cila tashmë është në pronësi të OpenAI, kompanisë që qëndron pas ChatGPT. Ajo ishte pushuar nga puna nga kompania e teknologjisë pasi humbi çelësin e dhomës së hotelit dhe u detyrua të flinte në një sauna. Shannon, e cila kishte një pagë vjetore prej…
Sipas hetimeve, grupet e fëmijëve dërgoheshin në zona të frekuentuara nga turistët, përfshirë metronë e Parisit, Disneyland Paris dhe aeroportin Charles de Gaulle. Në disa raste, grupet përbëheshin nga 6 deri në 9 fëmijë dhe viktimat kryesore ishin turistë të huaj. Policia tha se në këtë aktivitet përfshiheshin kryesisht vajza, disa prej të cilave ishin vetëm 10 vjeç. Hetuesit vlerësuan se rrjeti mund të siguronte rreth 25 mijë euro në ditë përmes vjedhjeve. Çështja mori një tjetër dimension gjatë procesit gjyqësor, pasi prokuroria deklaroi se fëmijët përballeshin me dhunë nëse nuk sillnin mjaftueshëm para. Sipas dëshmive të paraqitura në gjykatë,…
Një jackpot prej 223.2 milionë eurosh ka kthyer në një betejë ligjore fatin e një bankieri nga Oggiono, në provincën e Lecco-s, në Itali. Burri fitoi shumën marramendëse me një biletë vetëm 5 euro, por tashmë përballë tij është gruaja nga e cila është divorcuar më herët, e cila kërkon një pjesë të konsiderueshme të parave. Sipas raportimeve të Corriere della Sera, gruaja pretendon se ka të drejtë mbi 50% të fitimit, pasi pavarësisht ndarjes faktike, çifti nuk e ka formalizuar ligjërisht divorcin. Historia nisi më 11 shtator, kur bileta e blerë në Oggiono që kushtoi vetëm 5 euro rezultoi…
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se me Bjellorusinë po diskutohet një “marrëveshje masive”, sipas së cilës do të furnizonte SHBA-të me potas (kalium), me çmim më të lirë se Kanadaja. Por, që nga njoftimi i Trump-it janë ngritur pikëpyetje, nëse ky shtet i Evropës Lindore mund ta zëvendësojë prodhuesin më të madh të potasit në botë për të përmbushur nevojat e SHBA-ve. 79% të potasit të tyre, element kyç në prodhimin e plehrave artificiale, Shtetet e Bashkuara e importuan nga Kanadaja gjatë periudhës 2021-2024, sipas të dhënave të publikuara nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve (USGS), në shkurt të këtij viti.…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e paralajmëroi drejtpërdrejt udhëheqësin kinez, Xi Jinping, kundër ofrimit të ndihmës për Iranin gjatë bisedimeve të tyre në Uashington. Ambasadori amerikan në Kinë dha detaje të reja për një çështje që u vu në qendër të vëmendjes gjatë vizitës së Xisë në Shtetet e Bashkuara. Ambasadori David Perdue, i cili mori pjesë në takimet dypalëshe, tha për CNBC-në se Trump e bëri të qartë se çdo ndihmë kineze për Teheranin, përfshirë informacionet e Inteligjencës, komponentët ose pajisjet ushtarake është “plotësisht e papranueshme”. Ne mendojmë se ka pasur mbështetje të tërthortë, por nuk ka prova të drejtpërdrejta.…
Polonia po ofron të paguajë 15.000 dollarë në vit, për çdo ushtar amerikan të stacionuar në territorin e saj dhe gjithashtu po ofron mbulimin e kostove të infrastrukturës, ndërsa Varshava dhe Uashingtoni afrohen drejt një marrëveshjeje për krijimin e një baze të përhershme ushtarake amerikane. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, zv.ministri polak i Mbrojtjes, Paweł Zalewski, tha se negociatat me Pentagonin, tani janë përqendruar në mënyrën e zbatimit të planit, përfshirë trupat, kapacitetet dhe lokacionet e mundshme. Po diskutojmë me Pentagonin variante të ndryshme të zbatimit të vendimit. Ai refuzoi të tregonte se cilat njësite amerikane mund…
Lexues të portalit LUGINALAJMI kanë dërguar imazhe nga ambulanca mjekësore në fshatin Muhoc, ku shihet një gjendje aspak e mirë e objektit. Në fotografitë e dërguara vërehen ambiente të dëmtuara, tualete të demoluar dhe kushte që lënë për të dëshiruar. Nuk dihet nëse kjo ambulancë aktualisht është në funksion dhe ofron shërbime për banorët e fshatit, por pamjet e dërguara nga lexuesit tregojnë se objekti ndodhet në një gjendje shqetësuese dhe ka nevojë për ndërhyrje. LUGINALAJMI do të përpiqet të marrë informacione nga institucionet përgjegjëse lidhur me statusin e ambulancës dhe nëse është planifikuar renovimi i saj./LUGINALAJMI/
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi do të mbahen më 25 tetor, ndërsa partitë politike shqiptare në Luginën e Preshevës vazhdojnë bisedimet për mundësinë e krijimit të një liste të përbashkët. Pas takimit të përfaqësuesve politikë shqiptarë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pritet që ditët në vijim të intensifikohen përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet partive shqiptare. Partia për Veprim Demokratik (PVD), gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, ka nominuar kryetarin e saj, Shaip Kamberi, për kandidat për deputet popullor. PVD njëkohësisht ka ftuar partitë e tjera shqiptare që të bashkohen në një koalicion parazgjedhor. Ndërkohë, dy shqiptarë…
Partia Demokratike në Bujanoc ka konfirmuar se është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, duke kërkuar që subjektet politike shqiptare të ndërtojnë një qasje të përbashkët jo vetëm për zgjedhjet, por edhe për të ardhmen politike të Bujanocit. Ky qëndrim është marrë në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, të mbajtur më 22 shtator, ku është vlerësuar se pjesëmarrja në zgjedhje paraqet përgjegjësi politike dhe qytetare, përmes së cilës shqiptarët e Luginës së Preshevës mund të artikulojnë kërkesat dhe të mbrojnë interesat e tyre. PD thekson se uniteti që synohet të ndërtohet për zgjedhjet parlamentare nuk…
Alternativa për Ndryshim ka marrë vendim për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, ndërsa ka nominuar kryetarin e saj, Visar Memeti, për kandidat për deputet. Në mbledhjen e Këshillit Qendror të partisë, ndër pikat kryesore të rendit të ditës ishte angazhimi i Alternativës në procesin zgjedhor dhe përcaktimi i kandidaturës për deputet. Pas diskutimeve, Këshilli Qendror vendosi që Visar Memeti të jetë kandidat nga radhët e kësaj partie. Pavarësisht këtij vendimi, Alternativa për Ndryshim vazhdon të mbështesë idenë që partitë shqiptare në këto zgjedhje të paraqiten me një listë të përbashkët, duke vlerësuar se bashkimi i forcave…
