Pas një gjysmë sezoni fantastik te RB Leipzig, Brajan Gruda do të vazhdojë me skuadrën gjermane.
Mediat gjermane raportojnë se Leipzig ka arritur marrëveshje të re me Brightonin, për futbollistin shqiptar, shkruan IndeksOnline.
22-vjeçari do të jetë edhe një sezon si i huazuar, me detyrim blerje në vitin e ardhshëm.
Marrëveshja mes Leipzigut dhe Brightonit është arritur, derisa zyrtarizimi do të ndodh së shpejti.
Gruda në 13 ndeshje me Leipzigun, shënoi tri gola dhe bëri tri asistime./IndeksOnline/
