Franca është skuadra e parë që siguron një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2026. Kombëtarja e drejtuar nga Didier Deschamps triumfoi 2-0 ndaj Marokut, duke dominuar ndeshjen dhe duke vazhduar ecurinë perfekte në turne me fitoren e gjashtë radhazi.
Pavarësisht se Kylian Mbappé humbi një penallti në pjesën e parë, falë pritjes së portierit Yassine Bounou, “gjelat” krijuan vazhdimisht raste për shënim. Rezistenca e marokenëve u thye në minutën e 60-të, kur Mbappé realizoi me një goditje spektakolare nga distanca, duke shënuar golin e tij të tetë në këtë Botëror.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, Ousmane Dembélé përfitoi nga hapësirat në mbrojtjen kundërshtare dhe vulosi fitoren me golin e dytë. Maroku nuk arriti të përsërisë paraqitjet pozitive të mëparshme dhe i dha fund aventurës në Botërorin 2026 përballë një kundërshtari dukshëm më superior.
Ndërkohë, Franca pret të mësojë rivalin e saj në gjysmëfinale, i cili do të dalë nga përballja mes Spanjës dhe Belgjikës. Blutë konfirmuan edhe një herë se janë ata favoritët absolutë për fitimin e trofeut.
