Close Menu
My BlogMy Blog
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
What's Hot

Fjeti në një sauna gjatë një udhëtimi pune, inxhinierja shkarkohet nga puna por më pas ndodh e papritura!

Përdorte fëmijë duke i dhunuar për të vjedhur turistët në Paris, e pëson keq 48-vjeçari!

Fitoi jackpot 223 milionë euro, ish-gruaja i bëhet ‘makth’/Ja se çfarë i kërkon!

Facebook X (Twitter) Instagram
My BlogMy Blog
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
My BlogMy Blog
KOSOVË

Panajot Soko: Vlora duhet t’na sqarojë – kur e pa Klod Lalën që takoi serbët, kur i kishte radarët ndezur apo fikur?

adminBy adminSeptember 26, 2026No Comments2 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest Telegram LinkedIn Tumblr Email Copy Link
Follow Us
Google News Flipboard
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

“Tani transparencë me publikun, Vlora Hyseni duhet të na sqarojë – kur e pa Klod Lalën që takoi serbët, kur i kishte radarët ndezur apo fikur?
Se Vlora, si një romantike e pashpresë që është, duhet ta ketë kuptuar që nuk mundet edhe të fikësh radarin, edhe të kapësh spiunët..

O radarin, o punën, të dyja bashkë nuk i bën dot..

Po gjithsesi, skena e sotme, ku një drejtues i institucionit më të rëndësishëm të sigurisë në vend, tregoi në vetë të parë mediokritetin, dobësinë e nervave, mungesën e karakterit dhe të fytyrës, në gjithë neverinë e saj, më dëshpëroi shumë, për një fakt tjetër, që tregoi indirekt..
Si ka mundësi që ne të na drejtojnë njerëz kaq mediokër, kaq të dobët, kaq të cekët? Si e kemi katandisur veten në këtë pikë?

Këta janë në shumicë dërrmuese ca bashibozukë pa karakter, hajdutë të babëzitur, imoralë të pafytyrë, mashtrues ordinerë. Në çdo pjesë dosje të SPAK që bëhet publike, vetëm sa konsolidohet ky konstatim.

Kjo më shqetëson më shumë. Lehtësia me të cilën ne pranojmë prodhimin dhe promovimin e mediokritetit institucional. Një sistem që arrin të çojë njerëz me aftësi të kufizuara, gjykim të dobë apo karakter të shqepur, në pozicione ku gabimet e tyre kanë pasoja kombëtare.

Paradoksi është që kjo nuk kërkon domosdoshmërisht një komplot. Mund të prodhohet krejt natyrshëm nga mënyra se si funksionon sistemi. Ne kemi ndërtuar një sistem të mbyllur, ku rrjetet e kontaktit kanë tendencë të bëhen më të rëndësishme se performanca.

Mediokriteti ka një avantazh evolucionar në sisteme të tilla, nuk kërcënon askënd sipër vetes. Është i dëmshëm vetëm për pjesën tjetër..

Dhe duhen momente të tilla ekspozimi, ku ne kuptojmë që ajo që kemi ndërtuar, është një kakistokraci të mbushur me hajdutë, imoralë, mashtrues, të pafytyrë e pa karakter që mendojnë se meqë ata janë të tillë, kështu duhet të jenë të gjithë. Se të jesh i tillë është standard shoqëror dhe jo përjashtim.

Dhe për fatin tonë, këta i kemi në krye.. ”

* Status facebook’u i z. Panajot Soko

Follow on Google News Follow on Flipboard
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email Copy Link
Previous ArticleRaportohet se Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Next Article Prokuroria në rastin “12” kundër Thaçit kërkon t’i mos llogaritet koha e kaluar në paraburgim – do gjashtë vjet shtesë burg
admin
  • Website

Related Posts

Nezir Kraki: Nga 2 milionë shqiptarë n’Kosovë, Edi Rama e ka gjet Batonin për këshilltar dhe Vlora Hysenin

September 26, 2026

Prokuroria në rastin “12” kundër Thaçit kërkon t’i mos llogaritet koha e kaluar në paraburgim – do gjashtë vjet shtesë burg

September 26, 2026

Raportohet se Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

Latest Posts

Fjeti në një sauna gjatë një udhëtimi pune, inxhinierja shkarkohet nga puna por më pas ndodh e papritura!

Përdorte fëmijë duke i dhunuar për të vjedhur turistët në Paris, e pëson keq 48-vjeçari!

Fitoi jackpot 223 milionë euro, ish-gruaja i bëhet ‘makth’/Ja se çfarë i kërkon!

A mund të bëhet Bjellorusia furnizuese kryesore e SHBA-ve me potas?

Trending Posts
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.