Close Menu
My BlogMy Blog
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
What's Hot

Fjeti në një sauna gjatë një udhëtimi pune, inxhinierja shkarkohet nga puna por më pas ndodh e papritura!

Përdorte fëmijë duke i dhunuar për të vjedhur turistët në Paris, e pëson keq 48-vjeçari!

Fitoi jackpot 223 milionë euro, ish-gruaja i bëhet ‘makth’/Ja se çfarë i kërkon!

Facebook X (Twitter) Instagram
My BlogMy Blog
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
My BlogMy Blog
MAQEDONI E VERIUT

Policia e Kosovës jep detaje për arrestimin e Rami Kuçit, të dyshuarit për vrasjen në Dyqanxhik të Shkupit

adminBy adminSeptember 26, 2026No Comments2 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest Telegram LinkedIn Tumblr Email Copy Link
Follow Us
Google News Flipboard
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen e 6 shtatorit në Shkup, Rami Kuçi, është arrestuar gjatë një aksioni për lëndë narkotike. Bashkë me të janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, një shtetas i Kosovës dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut. Gjatë bastisjes së kryer në vendbanimet e tyre, janë gjetur dhe konfiskuar lëndë narkotike të llojit kokainë dhe marihuanë, armë zjarri dhe para.

“Janë arrestuar tre të dyshuar, një kosovar dhe dy shqiptarë, shtetas të Maqedonisë së Veriut, pasi që gjatë kontrollit të tyre dhe në vendbanimet e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 96.9 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 0.6 gramë marihuanë, 1,475 euro dhe një armë zjarri – pistoletë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thanë nga Policia e Kosovës.

Pas identifikimit të tij, Kuçi ka rezultuar se kërkohet ndërkombëtarisht për veprën penale të vrasjes. Pas mbajtjes dhe procedimit, pritet të përcaktohet edhe procedura penale ndaj Kuçit, përkatësisht nëse ai fillimisht do të vuajë masën e dënimit në Kosovë dhe më pas do të ekstradohet, apo do të dërgohet në paraburgim ekstradues për t’u proceduar ekstradimi i tij në Shkup.

Kjo do të dihet vetëm pasi Prokuroria Themelore në Ferizaj të përcaktojë veprimet dhe përgjegjësinë e secilit prej të arrestuarve për veprat penale “posedim i narkotikëve” dhe “armëmbajtje pa leje”. Kuçi ndodhej në arrati që nga data kur kishte kryer vrasjen bashkë me shoqëruesin e tij I.S për të cilin nuk ka informacion se ku ndodhet tani për tani. Më 6 shtator Kuçi në shoqëri të I.S gjuajtën breshëri plumbash në drejtim të disa personave në Dyqanxhik të Shkupit, ku mbeti i vrarë një person ndërsa disa të tjerë u plagosën.

Policia për disa ditë nuk kishte arritur t’i identifikonte kryerësit e vrasjes, ndërsa ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski pati deklaruar se nuk ka informacion të plotë mi rrethanat se si Kuçi i cili po vuante masën e dënimit me burg, kishte dalë nga burgu dhe kishte kryer vrasje. Sipas informacioneve të Alsat, ndaj Kuçit me vendim të gjykatës kishte një urdhër-ndërprerjeje të masës së burgimit. Motivet për cilat është kryer atentati nuk dihet akoma. Pas identifikimit të dy të dyshuarve, policia kishte kryer bastisje në disa lokacione, përfshi edhe një shtëpi në Haraçinë, por nuk kishte arritur ta kapte të dyshuarin e dytë./Alsat.mk.

Follow on Google News Follow on Flipboard
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email Copy Link
Previous ArticlePrindi sulmon shokun e djalit, 13-vjeçari përfundon i lënduar në spital
Next Article Minçev paralajmëron bashkimin dhe shfuqizimin e institucioneve të panevojshme
admin
  • Website

Related Posts

Minçev paralajmëron bashkimin dhe shfuqizimin e institucioneve të panevojshme

September 26, 2026

Prindi sulmon shokun e djalit, 13-vjeçari përfundon i lënduar në spital

September 26, 2026

Sefer Selimi: “Jeton Shazivari po bëhet më katolik se Papa”

September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

Latest Posts

Fjeti në një sauna gjatë një udhëtimi pune, inxhinierja shkarkohet nga puna por më pas ndodh e papritura!

Përdorte fëmijë duke i dhunuar për të vjedhur turistët në Paris, e pëson keq 48-vjeçari!

Fitoi jackpot 223 milionë euro, ish-gruaja i bëhet ‘makth’/Ja se çfarë i kërkon!

A mund të bëhet Bjellorusia furnizuese kryesore e SHBA-ve me potas?

Trending Posts
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.