Close Menu
My BlogMy Blog
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
What's Hot

Fjeti në një sauna gjatë një udhëtimi pune, inxhinierja shkarkohet nga puna por më pas ndodh e papritura!

Përdorte fëmijë duke i dhunuar për të vjedhur turistët në Paris, e pëson keq 48-vjeçari!

Fitoi jackpot 223 milionë euro, ish-gruaja i bëhet ‘makth’/Ja se çfarë i kërkon!

Facebook X (Twitter) Instagram
My BlogMy Blog
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
My BlogMy Blog
KOSOVË

Raportohet se Haxhiu e ka dërguar në Qeveri projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara

adminBy adminSeptember 26, 2026No Comments3 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest Telegram LinkedIn Tumblr Email Copy Link
Follow Us
Google News Flipboard
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara e ka dërguar në Qeveri.
Burimet e gazetës Nacionale kanë mësuar se adresimin e iniciativës së PDK-së Haxhiu për opinion në Qeveria e ka ndërmarr të mërkurën.

Një veprim të tillë, Haxhiu e ka ndërmarr duke u bazuar në Rregulloren e re të Punës së Kuvendit, e cila kryetarit të Kuvendit ia mundëson që një projektligj ta dërgoi në Qeveri edhe pa u shqyrtuar në Kryesi të Kuvendit.

Sipas nenit 70 i kësaj rregulloreje, Qeveria brenda 30 dite duhet ta paraqes mendimin e vet me shkrim për projektligjin e propozuar.

“Projektligji i propozuar, sipas nënparagrafëve 1, 3 dhe 4 të këtij neni, së bashku më shkresat e kërkuara në nenin 71 të kësaj rregulloreje, i dërgohet Qeverisë për mendim, përmes Kryetarit të Kuvendit. Qeveria paraqet mendimin e vet me shkrim, të nënshkruar nga Kryeministri, brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të projektligjit. Pas kalimit të këtij afati, projektligji procedohet në Kuvend”, thuhet në nenin 70 të Rregullores së Punës së Kuvendit.

Partia Demokratike e Kosovës të hënën e ka dorëzuar në Kuvend Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Kjo nismë ligjore ka ardhur pas aktgjykimit dënues të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Në një konferencë për media, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka theksuar se Gjykata Speciale është themeluar për të hetuar pretendimet e raportit të Dick Martyt, prandaj ajo duhet t’i kthehet mandatit mbi të cilin është krijuar.

“Në aktakuzat publike të Dhomave të Specializuara nuk është ngritur as edhe një rast lidhur me pretendimet e raportit të Dick Martyt, i cili ka të bëj me ato akuza aq të rënda. Kjo është arsyeja se pse sot shtrohet një pyetje e thjeshtë: Nëse Kosova e krijoi këtë gjykatë për një mision të posaçëm, a duhet që ky mision të ketë kufij? Projektligji që po paraqitet jep një përgjigje të qartë”, ka thënë ai, duke dhënë detaje tjera për projektligjin e propozuara.

“Projektligji nuk e mbyll Specialen, por e rikthen në mandatin për të cilin është krijuar: çështjet jashtë këtij mandati transferohen te institucionet e drejtësisë së Kosovës, çdo akuzë duhet të arsyetohet veçmas dhe parashihet mbikëqyrje ndërkombëtare për më shumë transparencë, llogaridhënie dhe respektim të standardeve të gjykimit të drejtë”, ka shtuar Kryetari i PDK-së.

Projektligji i dorëzuar në Kuvend synon ndryshimin dhe plotësimin e kornizës ligjore mbi të cilën funksionojnë Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, duke u mbështetur në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Amendamentin nr. 24 të Kushtetutës, marrëveshjet ndërkombëtare përkatëse dhe Aktgjykimin KO26/15 të Gjykatës Kushtetuese.

Follow on Google News Follow on Flipboard
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email Copy Link
Previous ArticleNga zyrat e shtetit te prangat e SPAK: Kush është Ergys Agasi dhe si u shndërrua në një nga emrat më të përfolur të dosjes së tenderëve?
Next Article Panajot Soko: Vlora duhet t’na sqarojë – kur e pa Klod Lalën që takoi serbët, kur i kishte radarët ndezur apo fikur?
admin
  • Website

Related Posts

Nezir Kraki: Nga 2 milionë shqiptarë n’Kosovë, Edi Rama e ka gjet Batonin për këshilltar dhe Vlora Hysenin

September 26, 2026

Prokuroria në rastin “12” kundër Thaçit kërkon t’i mos llogaritet koha e kaluar në paraburgim – do gjashtë vjet shtesë burg

September 26, 2026

Panajot Soko: Vlora duhet t’na sqarojë – kur e pa Klod Lalën që takoi serbët, kur i kishte radarët ndezur apo fikur?

September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

Latest Posts

Fjeti në një sauna gjatë një udhëtimi pune, inxhinierja shkarkohet nga puna por më pas ndodh e papritura!

Përdorte fëmijë duke i dhunuar për të vjedhur turistët në Paris, e pëson keq 48-vjeçari!

Fitoi jackpot 223 milionë euro, ish-gruaja i bëhet ‘makth’/Ja se çfarë i kërkon!

A mund të bëhet Bjellorusia furnizuese kryesore e SHBA-ve me potas?

Trending Posts
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.