Close Menu
My BlogMy Blog
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
What's Hot

Fjeti në një sauna gjatë një udhëtimi pune, inxhinierja shkarkohet nga puna por më pas ndodh e papritura!

Përdorte fëmijë duke i dhunuar për të vjedhur turistët në Paris, e pëson keq 48-vjeçari!

Fitoi jackpot 223 milionë euro, ish-gruaja i bëhet ‘makth’/Ja se çfarë i kërkon!

Facebook X (Twitter) Instagram
My BlogMy Blog
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
My BlogMy Blog
SPORT

Edhe Harry Kane nis ‘fushatën’: Është rasti më i mirë për mua të fitoj Topin e Artë…

adminBy adminSeptember 26, 2026No Comments3 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest Telegram LinkedIn Tumblr Email Copy Link
Follow Us
Google News Flipboard
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

Anglia do të përballet me Spanjën në ndeshjen e parë të Nations League dhe Tre Luanët nuk kanë kujtime të bukura nga përballja e fundit me La Roja, që ishte finalja e Euro 2024. Kapiteni i kombëtares angleze, Harry Kane vlerësoi në maksimum skuadrën kampione të botës por theksoi se skuadra e tij duhet të ruajë identitetin e saj.

‘Në Spanjë ka një kulturë loje me lojtarët që kanë mësuar një stil të përcaktuar mirë që kur kanë qenë fëmijë e deri tani që janë profesionistë-tha Kane-Në Angli nuk është kështu. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund të luajmë nën presion apo të mbajmë zotërimin e topit; kemi shumë futbollistë  që teknikisht janë të pabesueshëmn dhe kemi shumë pika të forta që ata nuk i kanë; fizikun, shpejtësinë dhe fuqinë. Mënyra si ushtrojmë presion dhe fitojmë duelet në një farë mënyre është një futboll i stilit të Premier League. Besoj se në momentin tonë më të mirë i kombinojmë këto gjëra. Nuk jemi një skuadër që luan si Spanja, por kemi pika të forta që do t’i tregojmë nesër. Duhet të ruajmë identitetin tonë’.

Kane më pas tregoi se çfarë mësimesh mund të marrë Anglia nga Spanja.

‘Luajmë kundër ekipit më të mirë në botë në 3 vitet e fundit, por nuk jemi larg. Nëse fitojmë do të rrisim më shumë besimin për ndeshjet e Nations dhe për Evropianin-shtoi Kane-nëse dëshiron të fitosh turne të rëndësishëm duhet të luash ndeshje të tilla. Luajmë në ëembley, më pëlqejnë këto lloj ndeshjesh.

Padyshim që debatet për Topin e Artë do të shfaqeshin edhe në këto pragndeshje të Nations League dhe Kane bëri në një farë mënyre fushatën e tij.

‘Po kjo është mundësia ime më e mirë të fitoj Topin e Artë. Besoj se ka qenë viti im më i mirë si për trofetë e fituara kolektivisht dhe në paraqitjet individuale-tha Kane-do të ishte diçka e pabesueshme nëse do ta fitoja, do të ndihesha shumë krenar. Kam ndjesi të mira, por të shohim se çfarë do të ndodhë, duhet edhe një muaj për këtë. Ndërkohë unë do të përpiqem të ndihmoj skuadrën për të fituar ndaj Spanjës’

Një tjetër temë që u prek në konferencën për shtyp të Kane ishte edhe ajo e rinovimit me Bayernin e Mynihut

‘Bisedimet po shkojnë mirë. Po avancojnë në mënyrë korrekte dhe të dyja palët e kanë marrë me shumë qetësi-tha kapiteni i Tre Luanëve-e gjithë bota mund ta shohë që jam i kënaqur atje. Shpresoj të arrihet në një marrëveshje. Përsa i përket impaktit që kanë mentalisht te unë këto gjëra, thjesht vazhdoj përpara. Më pëlqen t’i jetoj sezonet ashtu siç vijnë. Gjatë grumbullimit jam më shumë i fokusuar të rri me Anglinë. Këto bisedime mund të presin. Në muajin e ardhshëm pak a shumë do të mund të ketë ndonjë vendim dhe unë besoj se do të jetë pozitiv’.-tha Harry Kane.

Follow on Google News Follow on Flipboard
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email Copy Link
Previous ArticleMancini e sheh gotën gjysmë plot: Keq në pjesën e parë, por në të dytën i vumë në vështirësi. Fërshëllimat? Të pranueshme…
Next Article Gruaja që akuzoi Jay-Z për sulm seksual tërheq akuzat? “Nuk e kam takuar kurrë”
admin
  • Website

Related Posts

Mancini e sheh gotën gjysmë plot: Keq në pjesën e parë, por në të dytën i vumë në vështirësi. Fërshëllimat? Të pranueshme…

September 26, 2026

Nations League, sonte SHQIPERI vs. BJELLORUSI/Ekskluzivisht në DigitAlb!

September 26, 2026

Sonte Shqipëri-Bjellorusi/Kujdes rrugët që do të bllokohen!

September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

Latest Posts

Fjeti në një sauna gjatë një udhëtimi pune, inxhinierja shkarkohet nga puna por më pas ndodh e papritura!

Përdorte fëmijë duke i dhunuar për të vjedhur turistët në Paris, e pëson keq 48-vjeçari!

Fitoi jackpot 223 milionë euro, ish-gruaja i bëhet ‘makth’/Ja se çfarë i kërkon!

A mund të bëhet Bjellorusia furnizuese kryesore e SHBA-ve me potas?

Trending Posts
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.