Close Menu
My BlogMy Blog
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
What's Hot

Fjeti në një sauna gjatë një udhëtimi pune, inxhinierja shkarkohet nga puna por më pas ndodh e papritura!

Përdorte fëmijë duke i dhunuar për të vjedhur turistët në Paris, e pëson keq 48-vjeçari!

Fitoi jackpot 223 milionë euro, ish-gruaja i bëhet ‘makth’/Ja se çfarë i kërkon!

Facebook X (Twitter) Instagram
My BlogMy Blog
  • KRYESORE
  • SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONI E VERIUT
  • LUGINA
  • BOTA
  • SPORT
  • SHOWBIZ
My BlogMy Blog
SPORT

Sonte Shqipëri-Bjellorusi/Kujdes rrugët që do të bllokohen!

adminBy adminSeptember 26, 2026No Comments2 Mins Read
Share Facebook Twitter Pinterest Telegram LinkedIn Tumblr Email Copy Link
Follow Us
Google News Flipboard
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email Copy Link

Në kuadër të ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi, sonte më 20:45 në stadiumin “Air Albania”, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës ka hartuar një plan të detajuar masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve e parandaluar çdo incident para, gjatë dhe pas sfidës, autoritetet do të aplikojnë kufizime të lëvizjes së automjeteve në disa prej akseve kryesore në afërsi të stadiumit, duke filluar nga ora 17:00 e ditës së sotme (26 shtator 2026) e deri në përfundim të aktivitetit.

Gjatë këtij orari do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nga fast food-i “Laguna” pranë urës së ish-Hotel Dajtit, në rrugën “Papa Gjon Pali II” te kryqëzimi i RTSH-së, si dhe në rrugët “Dervish Hima” e “Asim Zeneli” pranë Ambasadës së SHBA-së.

Po ashtu, kufizime do të ketë në hyrje të rrugës “Themistokli Gërmenji”, te kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali” me RTSH-në, si dhe në rrugën “Abdyl Frashëri” pranë Librit Universitar.

Rruga “Lekë Dukagjini” pranë ish-Gardës do të shërbejë vetëm si korridor hyrës për parkimin e mjeteve të autorizuara nga FSHF-ja, ndërsa te sheshi “Wilson” lëvizja do të devijohet drejt rrugës “Sami Frashëri” pak para përfundimit të ndeshjes. Rruga e Elbasanit, Unaza e Qytetit dhe bulevardi “Bajram Curri” do të mbeten plotësisht të lira për qarkullim.

Policia e Shtetit njofton se portat e stadiumit do të hapen që në orën 18:30 për të shmangur radhët e gjata.

Efektivët do të ushtrojnë kontrolle të imtësishme ndaj të gjithë tifozëve para futjes në tribuna, duke ndaluar kategorikisht futjen e banderolave me përmbajtje raciste, lëndëve piroteknike si fishekzjarret e flakadanët, si dhe objekteve të forta apo të rrezikshme përfshirë monedhat metalike, çadrat, çakmakët, karikuesit e celularëve dhe produktet kozmetike.

Për këtë aktivitet sportiv janë angazhuar qindra punonjës policie për të garantuar që çdo gjë të përmbyllet pa incidente.

Follow on Google News Follow on Flipboard
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email Copy Link
Previous ArticleShqipëria U-17 barazon në testin e parë me Malin e Zi!
Next Article Nations League, sonte SHQIPERI vs. BJELLORUSI/Ekskluzivisht në DigitAlb!
admin
  • Website

Related Posts

Edhe Harry Kane nis ‘fushatën’: Është rasti më i mirë për mua të fitoj Topin e Artë…

September 26, 2026

Mancini e sheh gotën gjysmë plot: Keq në pjesën e parë, por në të dytën i vumë në vështirësi. Fërshëllimat? Të pranueshme…

September 26, 2026

Nations League, sonte SHQIPERI vs. BJELLORUSI/Ekskluzivisht në DigitAlb!

September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

Latest Posts

Fjeti në një sauna gjatë një udhëtimi pune, inxhinierja shkarkohet nga puna por më pas ndodh e papritura!

Përdorte fëmijë duke i dhunuar për të vjedhur turistët në Paris, e pëson keq 48-vjeçari!

Fitoi jackpot 223 milionë euro, ish-gruaja i bëhet ‘makth’/Ja se çfarë i kërkon!

A mund të bëhet Bjellorusia furnizuese kryesore e SHBA-ve me potas?

Trending Posts
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • IMPRESUM
  • KONTAKT
© 2026 albaniandiaspora.eu

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.