Author: admin
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Organizatën e Kombeve të Bashkuara foli për Inteligjencën Artificiale, duke theksuar se po ndryshon pasi mund të hyjë në mendjen e qytetarit. Ai u shpreh se Shqipëria nuk është zhvilluese e modeleve të fundit të inteligjencës artificiale, por sipas tij, vendi ka përjetuar zhvillime që vende të tjera të botës ende po i debatojnë. “Zoti President, të dashur përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, jam surprizuar shumë pozitivisht që shumë miq donin të dinin rreth asaj që po ndodh në vendin tonë me AI dhe mendova se do të ishte ide e mirë…
Eric Wendt, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, zyrtarisht, sot nisi misionin diplomatik në Tiranë. Në orën 11:00, shkoi në Pallatin e Brigadave ku i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Ceremonia i parapriu një takimi mes tyre. Misionin diplomatik në vendin tonë, ish-gjenerali Wendt e fillon si i dërguar i presidentit Donald Trump. Kjo pas një periudhe mbi 3 vjeçare, gjatë të cilës Uashingtoni hasi vështirësi në Senat për të sjellë një ambasador, që nga mbarimi i mandatit të Yuri Kim-it, në qershor 2023. Dje në aeroportin e Rinasit, u prit nga drejtuesit e…
Shpërthimi i fuqishëm i një dite më parë në qendër të Athinës, me 6 viktima, trupat e pajetë u nxorën nga rrënojat e ndërtesës së shembur. Mes viktimave ishin edhe tre shqiptaro-amerikanë. Florin Hoxha humbi jetën me motrën e tij, Florida Hoxha dhe bashkëshorten Eris Cani. Në kryeqytetin grek gjendeshin si turistë. Viktima mbetën edhe bashkëshorti i Florida Hoxhës, Ian Alexander Kirpatrick, shtetas amerikan, si dhe Edmond Hings e Athina Papapresku, pronarët e godinës në lagjen Plaka. Shpërthimi i djeshëm u regjistrua rreth orës 08:00 të mëngjesit, në një ndërtesë në rrugën Lysikratous, pranë Akropolit. Objekti u shemb dhe një…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, sot priti ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Eric Wendt, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. Sot prita Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Sh.T.Z. Eric Wendt, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale. I urova Ambasadorit Wendt suksese në misionin e tij dhe rikonfirmova vendosmërinë e Shqipërisë për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara. Shqipëria do të vijojë të jetë plotësisht e angazhuar në thellimin e marrëdhënieve dhe në avancimin e interesave tona të përbashkëta. Shtetet e Bashkuara mbeten një partner…
Policia zbardhi plagosjen me armë zjarri, dje pranë “Zogut të Zi” në Tiranë, ku mori plagë në këmbë 33-vjeçari Gjenk Karabeg. I njohur si “Leumasi”, ai është këngëtar nga Kosova. Për ngjarjen u vu në pranga 20-vjeçari Samuel Tahiraj, ndërsa si autor i dyshuar u identifikua dhe u shpall në kërkim 54-vjeçari Sajmir Pasmaçiu. Dy vetë po procedohen në gjendje të lirë. Në pranga përfundoi edhe i plagosuri. Gjenk Karabeg rezultoi në kërkim në Kosovë. 33-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimi, i dënuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë me 50 ditë burg për posedim të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.…
