Author: admin

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me kryeministrin Edi Rama dhe hetimet e SPAK, duke shprehur bindjen e saj se brenda vitit 2026 ai mund të thirret nga Prokuroria e Posaçme. E ftuar në emisionin “A Show” në mars të këtij viti, Lala deklaroi se, sipas vlerësimit të saj, Rama mund të thirret fillimisht si person që ka dijeni për çështje nën hetim, por nuk përjashtoi as mundësinë që ai të merret i pandehur. Gazetarja argumentoi se kryeministri ka pasur informacion për çështje të rëndësishme që kanë prekur qeverinë dhe institucionet shtetërore dhe e interpretoi sjelljen…

Read More

Berat Buzhala::Vlora Hyseni është zyrtarja e parë shqiptare, në Kosovë dhe Shqipëri, që pritet nga figura qendrore të Administratës Trump. Këtë raport me ShBA-në Vlorës nuk ia ka dhënë as Edi Rama, as Bajram Begaj, por puna e saj. Mirëpo për dallim prej idiotève të Kosovës që e dëbuan si një leckë nga AKI, Edi Rama e mori dhe e vendosi në krye te Sherbimit Informativ Shtetëror, punë ku ajo po shkëlqen”.

Read More

Ministria e Administratës Publike po përgatit një riorganizim të institucioneve shtetërore dhe uljen e numrit të pozitave drejtuese, përmes ligjit të ri për organizimin dhe punën e administratës shtetërore. Ministri Goran Minçev tha se masat e racionalizimit kanë sjellë tashmë rreth 300 mijë euro kursime në buxhet, pas heqjes së disa pozitave drejtuese. Sipas tij, ligji i ri do të analizojë edhe mbivendosjen e kompetencave. Institucionet që kryejnë punë të njëjta ose të ngjashme mund të bashkohen, duke çuar edhe në shfuqizimin e disa pozitave të drejtorëve dhe zëvendësdrejtorëve. Minçev përmendi raste ku një institucion ka drejtor, anëtarë të bordit…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen e 6 shtatorit në Shkup, Rami Kuçi, është arrestuar gjatë një aksioni për lëndë narkotike. Bashkë me të janë arrestuar edhe dy persona të tjerë, një shtetas i Kosovës dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut. Gjatë bastisjes së kryer në vendbanimet e tyre, janë gjetur dhe konfiskuar lëndë narkotike të llojit kokainë dhe marihuanë, armë zjarri dhe para. “Janë arrestuar tre të dyshuar, një kosovar dhe dy shqiptarë, shtetas të Maqedonisë së Veriut, pasi që gjatë kontrollit të tyre dhe në vendbanimet e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 96.9…

Read More

Një prind ka sulmuar fizikisht shokun e djalit të tij, i cili më pas ka përfunduar i lënduar në spital, njoftoi policia. Rasti është raportuar dje (25 shtator 2026) nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohridski” në Shkup, ku për ndihmë mjekësore ishte dërguar një 13-vjeçar nga Shkupi. Sipas denoncimit, rreth orës 12:20, në territorin e Komunës së Aerodromit, i mituri ishte sulmuar fizikisht nga S.R., prindi i një bashkëmoshatari të tij.

Read More

Analisti politik Sefer Selimi ka kritikuar ministrin e Drejtësisë, Jeton Shazivarin, duke e lidhur qasjen e tij të fundit politike me shprehjen popullore “bëhet më katolik se Papa”. Në një reagim të tij, Selimi thotë se Shazivari, i cili më herët ka qenë i angazhuar në komisione dhe grupe pune gjatë periudhës së qeverisjes së BDI-së, sot ka ndryshuar qëndrim dhe po tregohet, sipas tij, më i ashpër në disa çështje që prekin shqiptarët. “Ka një fenomen tek ne që në gjuhën popullore shpjegohet përmes shprehjes: ‘Bëhet më katolik se Papa’”, shkruan Selimi. Ai pretendon se Shazivari, pas emërimit në…

Read More

Katër persona janë privuar nga liria në Kumanovë pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e një kumanovari 45-vjeçar u gjet substancë e bardhë në formë kokrrizash, njofton sot Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). Sot në orën 00:50, oficerë policie nga Departamenti për trafik të paligjshëm të drogave dhe armëve dhe nga ekipi celular “Task Force” pranë SVR Kumanovë i kanë privuar nga liria R.S. (45) nga Kumanova, T.K. (45) nga fshati Romanovcë, N.A. (39) nga Kumanova dhe M.K. (39) nga fshati Biljanovcë – njofton MPB. Gjatë kontrollit në shtëpinë e R.S., i kryer me urdhër gjyqësor, u gjetën edhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në edicionin e tetë të Këshillit Europian të Korporatave, ku foli për rëndësinë e paqes, zhvillimit ekonomik dhe perspektivës së brezave të ardhshëm. Në fjalën e tij, Rama e cilësoi pjesëmarrjen në këtë forum si një nder dhe privilegj, duke vlerësuar rolin e platformës në bashkimin e ideve dhe njohurive nga burime të ndryshme. Dua të them se është një nder i veçantë dhe privilegj t’ju bashkohem. Kjo platformë, e krijuar për të bashkuar dije që vjen nga burime të papritura, tregon gjithashtu diçka shumë të rëndësishme. Kryeministri theksoi se paqja nuk duhet parë vetëm…

Read More

Sali Berisha zhvilloi sot në Elbasan një takim me strukturat dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, ku në fjalën e tij hodhi akuza të forta ndaj qeverisjes së Edi Ramës, duke e lidhur situatën ekonomike dhe sociale në vend me korrupsionin, krimin e organizuar dhe emigracionin. Në vijim të fjalës së tij në Elbasan, Sali Berisha u ndal te pensionet, kostot e rritjes së fëmijëve dhe çmimet e qirave, duke i renditur këto si disa prej faktorëve që, sipas tij, po nxisin largimin e shqiptarëve nga vendi. Berisha deklaroi se mbi 600 mijë pensionistë marrin pensione të pjesshme dhe se të…

Read More

Kryeministri Edi Rama, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York, u ndal te ndikimi i Inteligjencës Artificiale dhe i platformave digjitale në shoqëri dhe demokraci. Rama solli si shembull atë që e cilësoi si “Revolucioni Flamingo”, duke argumentuar se përmes narrativave të fabrikuara dhe shpërndarjes së personalizuar, dezinformimi mund të ndikojë te perceptimet dhe reagimet e qytetarëve. Sipas tij, sfida e re për demokracitë nuk lidhet vetëm me censurën, por edhe me “armatimin e fuqisë së shtrirjes”, ndërsa theksoi nevojën për transparencë mbi origjinën, financimin dhe mënyrën e amplifikimit të përmbajtjeve në internet. “Jam…

Read More