Author: admin

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit sonte rikthehet në fushë. Me Shqipërinë që fillimisht do të përballet me Bjellorusinë në “Arenën Kombëtare”, zyrtarisht nis rrugëtimi i ri nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran. Fokusi, Liga e Kombeve Në kualifikueset e Botërorit, kuqezinjtë e mbyllën në vendin e dytë dhe tani përgatiten për një sfidë të re në Ligën e Kombeve. Pas Bjellorusisë, sytë nga San Marino, ku të martën e 29 shtatorit luajnë ndeshjen e radhës. Objektiv i skuadrës: Maksimum pikësh dhe ta nisë me këmbë të mbarë. Përballë Bjellorusisë, Shqipëria kërkon të shfrytëzojë mbështetjen e tifozëve. Ndërkaq, transferta me San Marinon…

Read More

Në kuadër të ndeshjes Shqipëri-Bjellorusi, sonte më 20:45 në stadiumin “Air Albania”, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake të Tiranës ka hartuar një plan të detajuar masash për garantimin e rendit dhe sigurisë publike. Për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve e parandaluar çdo incident para, gjatë dhe pas sfidës, autoritetet do të aplikojnë kufizime të lëvizjes së automjeteve në disa prej akseve kryesore në afërsi të stadiumit, duke filluar nga ora 17:00 e ditës së sotme (26 shtator 2026) e deri në përfundim të aktivitetit. Gjatë këtij orari do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e…

Read More

Shqipëria U17 barazoi 2-2 në ndeshjen e parë miqësore ndaj Malit të Zi U17. Skuadra e drejtuar nga Armand Dama zhvilloi një paraqitje të mirë, duke shënuar dy gola në pjesën e parë. Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 18-të. Hyseni harkoi nga e djathta drejt zonës, ndërsa Ivanoviç devijoi në mënyrë të pavullnetshme topin në rrjetën e portës së skuadrës së tij. Pa u mbushur gjysmë ore lojë, Shqipëria dyfishoi avantazhin me Hysenin, i cili këtë herë e dërgoi vetë topin në rrjetë. Në pjesën e dytë, Mali i Zi ngushtoi diferencën në minutën e 62-të. Shqipëria mbeti…

Read More

Francë-Poloni është finalja e Kampionatit Europian në Volejboll për meshkuj, sfidë që do të zhvillohet  sonte në orën 21:00, në Milano. Polonia, skuadra kampione në fuqi e kontinentit, mposhti në gjysmëfinale Slloveninë me rezultatin e pastër 3-0 (25-23, 25-23, 25-18). Në gjysmëfinalen tjetër, Franca triumfoi 3-1 (25-17, 18-25, 25-18, 25-15) përballë Finlandës. Sfida Poloni-Francë është një përsëritje e finales së Lojërave Olimpike, “Paris 2024”. Francezët fituan Medaljen e Artë, pasi mposhtën 3-0 polakët në atë ndeshje. Finlanda do të përballet me Slloveninë, në finalen e vogël në orën 17:00.

Read More

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Rolando Maran ka përzgjedhur 23 lojtarët që do të jenë të gatshëm për sfidën e sotme kundër Bjellorusisë në Nations League. FSHF-ja dërgoi në UEFA listën përfundimtare me emrat sfidën e mbrëmjes në Arenën Kombëtare e që do të transmetohet direkt në Digitalb. Tekniku Maran ka bërë zgjedhjet e tij, duke dërguar në tribunë 4 nga lojtarët e grumbulluar fillimisht për këtë takim. Feta Fetai, Luis Hasa, Sebah Kerjota dhe portieri Simon Simoni do ta shohin nga tribuna ndeshjen ndaj Bjellorusisë.

Read More

Prokuroria e Specializuar e Hagës po kërkon rëndimin e rrethanave të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. ZPS, në dosjen e saj finale në rastin “12” për pengim të drejtësisë, ka kërkuar që Thaçit të mos i llogaritet koha e kaluar në paraburgim. Sipas organit të akuzës në Hagë, periudha e kaluar në ndalim, Thaçit mund t’i llogaritet vetëm në rastin “06”, aty ku ai u dënua me 25 vjet heqje lirie. “Sipas Rregullës 163(6), të gjithë të akuzuarit kanë të drejtë që t’u llogaritet koha e kaluar në paraburgim para dënimit. Megjithatë, THAÇI aktualisht mbahet në paraburgim në bazë të…

Read More

“Tani transparencë me publikun, Vlora Hyseni duhet të na sqarojë – kur e pa Klod Lalën që takoi serbët, kur i kishte radarët ndezur apo fikur?Se Vlora, si një romantike e pashpresë që është, duhet ta ketë kuptuar që nuk mundet edhe të fikësh radarin, edhe të kapësh spiunët.. O radarin, o punën, të dyja bashkë nuk i bën dot.. Po gjithsesi, skena e sotme, ku një drejtues i institucionit më të rëndësishëm të sigurisë në vend, tregoi në vetë të parë mediokritetin, dobësinë e nervave, mungesën e karakterit dhe të fytyrës, në gjithë neverinë e saj, më dëshpëroi shumë,…

Read More

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara e ka dërguar në Qeveri.Burimet e gazetës Nacionale kanë mësuar se adresimin e iniciativës së PDK-së Haxhiu për opinion në Qeveria e ka ndërmarr të mërkurën. Një veprim të tillë, Haxhiu e ka ndërmarr duke u bazuar në Rregulloren e re të Punës së Kuvendit, e cila kryetarit të Kuvendit ia mundëson që një projektligj ta dërgoi në Qeveri edhe pa u shqyrtuar në Kryesi të Kuvendit. Sipas nenit 70 i kësaj rregulloreje, Qeveria brenda 30 dite duhet ta paraqes mendimin e…

Read More

Nga administrata te biznesi, nga lidhjet politike te miliona euro pasuri dhe më pas në kërkim nga drejtësia – historia e Ergys Agasit po zhvillohet në një prej dosjeve më të mëdha të SPAK. Ergys Agasi, biznesmeni nga Durrësi dhe djali i ish-deputetit socialist Bardhyl Agasi, është kthyer në një prej personazheve më të përfolura të hetimeve të SPAK në Shqipëri. Nga një post drejtues në administratën shtetërore në moshën vetëm 26-vjeçare, Agasi kaloi në botën e biznesit, duke ndërtuar një aktivitet në disa sektorë, ndërsa emri i tij më pas u shfaq në një prej hetimeve më të rëndësishme…

Read More