Lexues të portalit LUGINALAJMI kanë dërguar imazhe nga ambulanca mjekësore në fshatin Muhoc, ku shihet një gjendje aspak e mirë e objektit.
Në fotografitë e dërguara vërehen ambiente të dëmtuara, tualete të demoluar dhe kushte që lënë për të dëshiruar.
Nuk dihet nëse kjo ambulancë aktualisht është në funksion dhe ofron shërbime për banorët e fshatit, por pamjet e dërguara nga lexuesit tregojnë se objekti ndodhet në një gjendje shqetësuese dhe ka nevojë për ndërhyrje.
LUGINALAJMI do të përpiqet të marrë informacione nga institucionet përgjegjëse lidhur me statusin e ambulancës dhe nëse është planifikuar renovimi i saj./LUGINALAJMI/







