Author: admin

-Foto ilustrim- Një grua dhe nipi i saj 2-vjeçar, të dy nga Tërnoci i Madh i komunës së Bujanocit, kanë humbur jetën në një aksident trafiku të ndodhur të premten rreth orës 18:00 në rrugën magjistrale drejt Vranjës, e njohur si autostrada e vjetër. Siç raporton faqja në facebook Presheva.com, duke iu referuar informacioneve të konfirmuara nga familjarët, nëna e fëmijës është lënduar rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike në spitalin e Nishit. Në aksident janë përfshirë dy automjete dhe janë lënduar edhe persona të tjerë. Rrethanat e përplasjes ende nuk janë sqaruar./LUGINALAJMI/

Read More

Ish-futbollisti i Anglisë, Andy Carroll, 37 vjeç, ka zbuluar në autobiografinë e tij të re se disa vite më parë ishte sulmuar seksualisht nga një person që ai e përshkruan si mik dhe personazh të njohur publik. Sipas rrëfimit të Carroll, ngjarja ndodhi në vitin 2021. Ai tregon se atë mbrëmje kishte konsumuar disa pije dhe kishte shkuar herët për të fjetur, por më pas ishte zgjuar dhe kishte kuptuar se personi në fjalë po e su*lmonte. Carroll thotë se e nxori personin nga shtëpia dhe se pati një përplasje fizike kur ai tentoi të hynte sërish. Më pas ish-sulmuesi…

Read More

Dua Lipa ka shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e saj, duke shtuar një tjetër këngë në listën e hiteve që kanë arritur shifra rekord në Spotify. Kënga “Training Season” ka kaluar zyrtarisht shifrën e 1 miliard dëgjimeve në platformën e njohur të muzikës, duke u kthyer në një tjetër hit të artistes që arrin këtë milestone. Me këtë arritje, “Training Season” bëhet kënga e 15-të e Dua Lipës që kalon pragun e 1 miliard streams në Spotify. Kënga u publikua në vitin 2024, si pjesë e albumit “Radical Optimism”, dhe vazhdon të mbetet një nga projektet e…

Read More

Dua Lipa ka realizuar një vizitë të papritur në Pejë, ku është shfaqur në një dasmë familjare, duke u rikthyer edhe një herë në Kosovë për një moment të veçantë me të afërmit. Prania e këngëtares me famë botërore në këtë ceremoni familjare tërhoqi vëmendjen e të ftuarve, ndërsa disa momente nga dasma janë bërë publike edhe në rrjetet sociale. Dua, e cila ka ruajtur gjithmonë një lidhje të fortë me Kosovën dhe rrënjët e saj familjare, ka gjetur kohë për të qenë pjesë e festës, pavarësisht angazhimeve të shumta profesionale. Vizita vjen në një periudhë të rëndësishme për artisten,…

Read More

Olivia Rodrigo ka nisur turneun e saj të ri “The Unraveled Tour” me një spektakël të veçantë, ku skena u shndërrua në një peizazh të mbushur me lule dhe elemente të frymëzuara nga natyra. Këngëtarja performoi të premten në mbrëmje në PeoplesBank Arena në Hartford, Connecticut, në koncertin e parë të turneut, duke sjellë një shfaqje rreth dyorëshe për fansat. Pamja e skenës ishte një nga elementet që tërhoqi më shumë vëmendjen. Rodrigo u shfaq në një ambient të mbuluar me lule të egra, ndërsa skenografia ndryshonte në varësi të stinës që përfaqësonte secila pjesë e koncertit. Spektakli u konceptua…

Read More

Kim Kardashian ka dhënë një tjetër detaj të vogël, por mjaft pikant, për marrëdhënien e saj me Lewis Hamilton. Gjatë një daljeje për shopping me motrën e saj, Khloé Kardashian, ylli televiziv zbuloi pa dashje nofkën që përdor për pilotin e Formula 1. Dy motrat po bënin pazar në një dyqan Target, në kuadër të një videoje promocionale për produktet e tyre, kur Kim u përball me një produkt të koleksionit të frymëzuar nga seriali “Bridgerton”. Duke parë një larës trupi me tematikën e serialit, Kim reagoi me shaka: Bridgerton? Larës trupi Bridgerton? Unë kam zotin tim Bridgerton. Komentit të…

Read More

Dakota Johnson është bërë së fundmi pjesë e diskutimeve në rrjetet sociale, pasi disa fansa kanë vënë re ndryshime në pamjen e saj gjatë paraqitjeve të fundit publike. Aktorja 36-vjeçare ndodhet në qendër të vëmendjes ndërsa promovon filmin e saj të ri “Verity”, ku luan përkrah Anne Hathaway. Gjatë eventeve të fundit, vëmendja e publikut është përqendruar veçanërisht te zona e syve dhe forma e fytyrës së saj. Disa përdorues të rrjeteve sociale kanë spekuluar se Johnson mund t’i jetë nënshtruar ndonjë procedure estetike, madje janë hedhur edhe pretendime për ndërhyrje në qepallat e sipërme. Komentet kanë qenë të shumta,…

Read More

Gruaja që në vitin 2024 akuzoi Jay-Z për përdhunim ka tërhequr zyrtarisht pretendimet e saj, duke deklaruar në një dokument të dorëzuar në gjykatë se reperi nuk e ka sulmuar kurrë dhe se ajo nuk e ka takuar apo folur me të. Në një deklaratë prej 12 faqesh, gruaja, e identifikuar si “Jane Doe”, shkroi se nuk kishte asnjë të vërtetë në akuzat që kishte bërë ndaj Shawn Carter, emri i vërtetë i Jay-Z. Shawn ‘Jay-Z’ Carter nuk më ka përdhunuar kurrë. Nuk e kam takuar apo folur kurrë me zotin Carter. Zoti Carter nuk ka kryer asnjë veprim të…

Read More

Anglia do të përballet me Spanjën në ndeshjen e parë të Nations League dhe Tre Luanët nuk kanë kujtime të bukura nga përballja e fundit me La Roja, që ishte finalja e Euro 2024. Kapiteni i kombëtares angleze, Harry Kane vlerësoi në maksimum skuadrën kampione të botës por theksoi se skuadra e tij duhet të ruajë identitetin e saj. ‘Në Spanjë ka një kulturë loje me lojtarët që kanë mësuar një stil të përcaktuar mirë që kur kanë qenë fëmijë e deri tani që janë profesionistë-tha Kane-Në Angli nuk është kështu. Por kjo nuk do të thotë se nuk mund…

Read More

Rikthimi i Roberto Mancinit në pankinën e Italisë ishte një makth. Pas humnjes 0-2 në Olimpico ndaj Belgjikës, për t’u larguar më pas mes fërshëllimave. Por trajneri i Të Kaltërve preferon të shohë gotën gjysmë plot. ‘Në pjesën e parë loja jonë ishte larg pritshmërive, Belgjika luajti më mirë se ne, por në pjesën e dytë, skuadra bëri shumë mirë deri te kundërsulmi i golit të dytë pas një gabimi tonë-tha Mancini-kishim 4-5 raste për të barazuar në 1-1, pra i vumë nën presion. A ishin të merituara fërshëllimat? Kur humbet janë të pranueshme’. Mancini bëri edhe një analizë më…

Read More